UBT News

PDK i kërkon Adelina Graincës të dorëzojë mandatin e deputetes

Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar ish-deputetes së grupit parlamentar të saj, Adelina Grainca, të dorëzojë mandatin e deputetes.

Sipas sekretarit të kësaj partie, Betim Gjoshi, ajo këtë mandat e ka fituar me votat e qytetarëve të këtij subjekti politik, ndaj pasi të ketë dorëzuar mandatin ajo mund të shkojë ku të dojë.

“Adelinë, dorëzoje mandatin që e fitove në emër të PDK-së dhe nga votuesit e dashur të PDK-së. Dorëzoje mandatin që nuk i takon Vetëvendosjes dhe as Albin Kurtit sepse atë ta dhanë votuesit besnik të PDK-së”, është shprehur Gjoshi.

“Kur ta dorëzosh mandatin shko në VV ose ku të duash. Madje mund edhe të shesësh moral mbi tregtimin e paprecedent të mandatit te Vetëvendosje”, ka thënë, sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi.

Exit mobile version