U.D i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se vendimi i Presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik.
“Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrime”.
“Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, shprehet Hoxhaj./UBTNEWS