UBT News

​PDK dhe AAK tregojnë pse e bojkotuan fjalimin vjetorit të Osmanit

Edhe këtë vit deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe asaj të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e bojkotuan fjalimin vjetor të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë se bojkoti nga kjo parti ka ndodhur për shkak se presidentja Osmani nuk e ka përmbushur rolin e saj Kushtetues.

“Ne nuk kemi parë si një seancë ku duhet të jemi pjesë në radhë të parë për shkak të mos përmbushjes së rolit të saj kushtetues të unitetit të popullit të Kosovës dhe të përfaqësimit të politikës së jashtme që do të duhej ta bënte zonja Osmani. Kemi parë absolutisht jo vetëm zbehje të rolit të saj kushtetues si e para e vendit, por ka pas raste që vetë zonja Osmani ka qenë në linjë më pushtetin qoftë në kohën kur janë cenuar institucionet e pavarura, qoftë në kur janë sulmuar institucionet e drejtësisë, por edhe kur kemi pas shpërfaqje arbitrare të aferave të shumta korruptive”, theksoi ai.

Deputetja Deliu tha se presidentja Osmani në Kuvendin e Kosovës demonstroi një aktivitet të plogësht dhe anemik në përputhje me obligimet që i ka.

“Nuk kemi asnjë njohje se ajo përfaqëson edhe politikën e jashtme si e para e shtetit dhe nuk kemi asnjë anëtarësim të Kosovës në ndonjë mekanizëm ndërkombëtarë. Për më keq Kosova vazhdon ende të jetë nën sanksione të cilat i kemi vuajtur tash e sa kohë si shtet, dhe nuk kemi asnjë lëvizje për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës duke parë një situatë edhe ky adresim i presidentes Osmani nuk do të duhej të shihej si një adresim që ka për të folur për ndonjë rezultat konkret. Presidentja Osmani ajo çka pamë edhe nga deklarimi i saj nuk është shpërfaqje e pozicionit të saj kushtetues. Por është demonstrim i një aktiviteti tepër të plogësht ose anemik në përputhje me obligimet që ajo i ka”, theksoi ai.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tregon arsyen e mos pjesëmarrjes në fjalimin vjetor të presidentes.

Deputetja Bytyqi tha se duke e parë deklarimit e Osmanit do të ishte mirë të merrnin pjesë në këtë seancë për shkak të fjalimit madhështor.

“Po duke e parë që presidentja asnjëherë nuk ka bërë diçka të mirë për vendin e vetë, gjithmonë ajo i është adresuar vetës çka është si presidente. E kemi se si shtet ajo si presidente çka i bërë të mirë shtetit dhe kjo është arsyeja që ne nuk kemi marr pjesë. Megjithëse e pamë sot që e kishte një fjalim krejt të kundërt me atë të viteve të kaluara dhe ndoshta ka qenë mirë me marr pjesë në atë fjalim kaq madhështor sa ka qenë“, theksoi ai.

Edhe vitin e kaluar adresimin e presidentes, Osmani e patën bojkotuar PDK dhe AAK.

Në seancën e adresimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani mori pjesë partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës.

Në fjalimin e saj, Osmani ka thënë se sot më shumë se kurrë “na duhet ajo që njihet si patriotizëm kushtetues, që shkon përtej ndasive pulitke dhe kthehet të bazamenti i shtetësisë tonë”.

Presidentja ka folur për rëndësinë e ruajtjes së partneritetit me aleatë. Ajo ka thënë se dobësimi i aleancave është gabim strategjik derisa ka shtuar se “asnjëherë nuk i kam mirëkuptuar talljet që bëhen në llogari të aleatëve”.

Exit mobile version