UBT News

​PDK dërgon në kushtetuese 16 projektligje

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese projektligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.

Në një konferencë për media kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se kanë paralajmëruar që do t’i dërgojnë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo ka shtuar se në konsultim me ekspertët i kanë proceduar 16 prej tyre.

PDK do t’i procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë miratuar në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe e ka dhunuar jetën parlamentare në vendin tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord te zi parlamentar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ne kemi paralajmëruar që do t’i dërgojmë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, prej atyre të cilat janë miratuar mirëpo në konsultim me gjithë ekspertët tanë, sot i kemi proceduar 16 prej tyre“, tha ai.

Exit mobile version