Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se ka krijuar kaos në veri të vendit.
Ai i kërkoi Kurtit që për çfarëdo zgjidhje atje të ketë një bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë dhe veçmas ShBA-në.
“Është e rëndësishme që çdo hap që do të ndërmerret si për organizim të zgjedhjeve të reja, të jetë në përputhje me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”, tha ai, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u caktua për të merkurën vazhdimi i seancës, si dhe dy seanca plenare të enjten.