PayPal ka zgjeruar biznesin e kriptomonedhave që kur hapi tregtimin për të gjithë përdoruesit në 2020-ën. Madje disa përdorues në SHBA mund të rrisnin limitet e blerjes me kriptomonedha apo të paguanin direkt në me to.
Tashmë kompania po eksploron mundësinë e ofrimit të stablecoin të saj. Një zhvillues kishte gjetur një kod të fshehur dhe imazhe të PayPal Coin raportuar nga Bloomberg.
Bazuar në atë çfarë ai ka zbuluar, PayPal Coin do të mbështetet në dollarin Amerikan. Stablecoins janë kriptomonedha të mbështetura nga paratë dhe normalisht janë më të qëndrueshme në vlerë sesa kriptomonedhat e tjera të decentralizuara.
Meta (ish Facebook) ka plane të ngjashme me kriptomonedha ndërsa po përgatitej për lançimin e një portofoli dixhital ku përdoruesit mund të mbajnë Diem, stablecoin e Facebook. Përsëri autoritetet rregullatorë ndërhynë dhe Facebook lançon Novi një portofol kriptomonedhash me stablecoin Pax Dollar. /PCWorld Albanian