Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka falënderuar presidentin francez, Emmanuel Macron për “pritjen e ngrohtë” në Paris, ndërsa Lojërat Olimpike fillojnë me ceremoninë e hapjes sonte mbrëma, mes masave të shtuara të sigurisë për zyrtarët dhe atletët izraelitë.
Pjesëmarrja e vendit në lojëra mes luftës së tij brutale në Gaza ka ngjallur kritika ndaj organizatorëve të Olimpiadës, të cilët kanë një histori të gjatë të ndalimit të kombeve që mendohet se kanë kryer akte që bien ndesh me frymën e lojërave.
Rusia dhe Bjellorusia do të mungojnë në garë si pasojë e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
“Shteti i Izraelit është krenar që merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe që ngre flamurin e tij në këtë skenë të rëndësishme botërore”, shkroi Herzog në X, duke falënderuar Francën për ndihmën për të siguruar pjesëmarrjen e Izraelit./UBTNews/