UBT News

Pavarësisht kritikave, Biden do të takohet me princin saudit

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me liderët palestinezë në Bregun Perëndimor të premten para se të udhëtojë për një samit në Arabinë Saudite. Takimi i tij me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas ka të ngjarë të jetë i tensionuar, thonë analistët, pasi raportet u acaruan nën administratën Trump.

Po atë ditë, Biden do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me sundimtarin e saj de-fakto, princin Mohammed bin Salman. Biden do të takohet edhe me princin dhe babanë e tij, mbretin Salman.

Dy vjet më parë, Biden ishte zotuar ta bënte Arabinë Saudite një “paria” për vrasjen e shkrimtarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 nga agjentët sauditë. Princi saudit e mohoi përfshirjen, por inteligjenca amerikane arriti në përfundimin se ai e miratoi atë.

Tema të diskutimit do të jenë furnizimi me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimi rreth çështjeve të sigurisë./UBTNews/

Exit mobile version