UBT News

Paul Rudd reflekton mbi përvojën e tij “të çuditshme” në “Friends”

Ylli Paul Rudd tha se nuk ndihej rehat për të xhiruar finalen e serialit “Friends”, pasi anëtarët e tjerë të kastit ishin “të gjithë emocionalë”.

Këtë e pranoi edhe në intervistën për një emision në radio, “The Heart”, teksa po e promovonte filmin “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”. Ndonëse ai luajti një personazh të rëndësishëm në sezonin e fundit, ai tha se “ndihej jashtë tij”.

“Ishte vërtet argëtuese dhe ata ishin të mrekullueshëm!”, Rudd tha kolegët e tij. “E gjithë kjo gjë ishte paksa surreale, duhet të them, për të qenë pjesë e kësaj – sepse hyra vërtet në fund. Nuk e dija kurrë se do të isha në aq sa isha. Por ishte ndjenjë e çuditshme“.

Rudd ishte 33 vjeç kur u bashkua me “Friends” në sezonin e nëntë. Personazhi i tij, Mike Hannigan, fillimisht ishte i dashuri i Phoebe Buffay që luhej nga Lisa Kudrow, i cili pranon të martohet me të në sezonin e dhjetë dhe bënë me fëmijë.

Episodi i titulluar me vend “The Last One” u transmetua më 6 maj të vitit 2004, dhe 52.5 milionë njerëz e shikuan atë, sipas The New York Times./UBTNews/

Exit mobile version