Kreu i Kishës Ortodokse ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve të përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve të propozuara të BE-së, sipas dy burimeve që kanë parë dokumentet e plota, shkruan CNN.
Drafti i propozuar u është dërguar ambasadorëve përkatës për shqyrtim, thanë burimet.
Në këtë fazë, emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE-së.
Të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash që përfshijnë gjithashtu një ndalim të naftës ruse.
Në një intervistë këtë javë, Papa Françesku kritikoi Kirillin për mbështetjen e tij për pushtimin e Ukrainës, duke e paralajmëruar atë që të mos bëhet “djali i altarit të Putinit”./UBTNews/