Patatet e skuqura më të shtrenjta në botë kushtojnë plot 200 dollarë.
Restoranti “Serendipity 3” në Nju-Jork përdor patate shumë cilësore “Chipperbec” që gatuhen në dhjamë të pastër pate dy herë dhe spërkaten me pluhur ari 23-karatësh të ngrënshëm dhe tartuf.
Racioni i patateve shërbehet në një pjatë kristali me një orkide, tartuf të prerë hollë dhe djath Mornay. Salca, gjithashtu, është e mbushur me tartuf, një kërpudhë e rrallë sezonale.
“Tartufi është ylli kryesor këtu”, tha kuzhinieri i restorantit Serendipity 3, Frederick Schoen-Kiewert.
Restoranti tashmë pretendon rekorde botërore për hamburgerin më të shtrenjtë (295 dollarë) dhe akulloren (1000 dollarë).