UBT News

Pasuria e Musk sa e Bill Gates dhe Warren Buffet së bashku

CEO i Tesla dhe SpaceX Elon Musk jo vetëm që është aktualisht njeriu më i pasur në botë, por pasuria e tij është e barbartë me pasurinë e Bill Gates dhe Warren Buffet së bashku.

Pasuria e 50 vjeçarit është 230 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Gates është në vendin e katërt me 130 miliardë dollarë pasuri ndërsa Buffet i 10-ti me 102 miliardë dollarë.

Që të dy, Gates dhe Buffet kanë mbajtur mantelin e njeriut më të pasur në botë. Musk u bë njeriu më i pasur në botë kur kaloi shefin e Amazon Jeff Bezos në Janar.

Bezos kishte mbajtur atë titull që prej 2017-ës. Vetëm gjatë këtij viti Musk shtoi një pasuri prej 60 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian

Exit mobile version