UBT News

Pastroni organizmin me këtë lëng natyral detoks

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.

Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngjyrë.

Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.

Me bazë selinonë që është antiinflamator e stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban ujë dhe një sërë përbërësish plot vlera. Selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Këtë recetë mund ta përgatisni për ta konsumuar edhe në shtëpi, ky lëng ju ndihmon të pastroni arteriet e të luftoni lehtë çdo inflamacion.

Përbërësit:

2-3 shkopa selino

1 kastravec i vogël

2 gjethe kale ose spinaq

1 limon i vogël pa lëkurë

1 dardhë ose mollë

Përgatitja:

Lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit, vendosni të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj e trazoni për disa minuta. Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës shtoni edhe përbërës jerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetshëm. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version