Në pyetje është vaji bimor i parafinuar, apo, të jemi më preciz, bëhet fjalë për vajin e kokosit. Merrni dy lugë të vajit dhe i futni në gojë. Përziejeni vajin nëpër gojë sikurse që bëni me ujin pasi të keni pastruar dhëmbët, i mbani për pesë minuta, e më pas e pështyni. Kjo është një teknikë, e cila për një periudhë të gjatë kohore përdoret në mjekësinë tradicionale.
Me këtë mënyrë ndihmoni në shërimin e aromës së keqe të gojës, gjingjivitin, ekzemat, aknet dhe shumë më tepër. Vaji do të nxjerrë jashtë bakteret përmes poreve të mishit të dhëmbëve, por edhe nga trupi juaj në përgjithësi. Kjo teori është përkrahur edhe nga shkencëtarët. Në një studim është vërtetuar se përdorimi i vajit të koksit në masë të madhe kishte hequr bakteret nga goja, ka pakësuar rrezikun nga kanceri në gojë.