Në keni mësuar shumë prej trendeve ushqimore që ofrojnë rënie nga pesha por edhe plotësim të nevojave të organizmit. Një prej trendeve që po qarkullon prej vitesh është ajo e pastrimit me themel të zorrës së trashë dhe organizmit në përgjithësi duke zbatuar hapa të kufizuar.
Praktika quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave:
• duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari
• duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës
• duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj.
Programe pastrimi ka nga më të larmishmet dhe hapi i parë është kufizimi i fortë i kalorive që nënkupton se rënia nga pesha është e mundur falë tyre por për një periudhë afat-shkurtër. Sipas ekspertëve, nëse doni të jetoni shëndetshëm dhe të dobësoheni, kujdesuni për mëlcinë.
Programet e Pastrimit Dhe Rënia Nga Pesha
Siç e thamë edhe më herët, një program tipik pastrimi është premtues për rënien nga pesha por nuk është i shëndetshëm. Së pari, rënia nga pesha është e shpejtë por zgjat pak. Arsyeja është shumë e thjeshtë, programe të tilla të pastrojnë organizmin por të shterojnë energjitë dhe njeriu bie në kurthin e rënies së shpejtë nga pesha vetëm për ta marrë atë në pak ditë.
Kategoritë e Programeve Të Pastrimit
Programet drastike të pastrimit ndahen në tre kategori:
• Pastrim nëpërmjet lëngjeve
• Pastrim të zorrës së trashë,
• Pastrim nëpërmjet eliminimit të disa ushqimeve
Programi i parë kryhet nëpërmjet lëngjeve të frutave dhe perimeve. Ai mund të mbahet në një, dy, disa ditë apo javë. Në këtë program, njeriu pi vetëm lëngje dhe asgjë tjetër. Programi i dytë mund të kërkojë edhe suplementë apo laksativë për të pastruar me themel zorrën e trashë. Metodat e pastrimit të saj janë të shumëta por më ekstremja është ajo që kërkon injektimin e sasive të mëdha të ujit, barishteve dhe kafesë që ose përdoren për shpëlarjen e zorrës së trashë ose lejohen të qëndrojnë aty për një minutazh të caktuar. Gjithësesi kjo metodë është shumë ekstreme dhe jo e mbështetur shkencërisht.
Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha. Programi i tretë është që në një ose disa ditë të caktuara të hiqni dorë nga një ose disa kategori ushqimesh, siç është bulmeti apo soja. Kjo rekomandohet sidomos për ushqime që kanë tendencën të shkaktojnë probleme me zorrën e trashë. Ky program nuk është i mirë për rënien e sigurtë dhe të shëndetshme nga pesha. Ekspertët thonë se programe të tilla shoqërohen me shumë rreziqe të shtuara dhe mënyra më e shëndetshme, më e saktë dhe më e duhur për rënien nga pesha është ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik. Sipas tyre, rruga drejt rënies nga pesha nuk ka shkurtime./AgroWeb.