Kryeministri Pham Minh Chinh organizoi një videokonferencë me përfaqësues nga 26 provinca dhe qytete të prekura nga tajfuni “Yagi” për t’u konsultuar lidhur me pasojat e stuhisë, që përfshiu vendin nga dita e premte (06.09.2024). Bilanci i dëmeve është mbi 3000 shtëpi të dëmtuara, 120.000 hektarë fusha orizi të përmbytura dhe mbi 1000 biznese peshkimi të shkatërruara dhe të përmbytura. Ka gjithashtu në shumë zona rënie të elektricitetit dhe të telekomunikacionit në Hanoi. Ndërkohë “Yagi” në Vitenam nga tajfun është zbutur në një stuhi tropikale të presionit të ulët.
Njerëzit përpiqen të shpëtojnë mall e gjë nga vërshimet prej tajfunitFotografi: Nhac Nguyen/AFP/Getty Images
Më parë si pasojë e “Yagi” edhe në Kinë e Filipine ka pasur të paktën 24 të vdekur. Super-tajfuni ishte më i fuqishmi prej vitesh në rajon.
Ky rajon çdo vit preket nga stuhitë tropikale dhe tajfunët, që shkaktojnë erëra të fuqishme të shoqëruara vërshime. Në një studim të publikuar në korrik konstatohet, se ndryshimi i klimës bën që tajfunet të krjijohen në afërsi të brigjeve duke përfshirë më pas vendet me më shumë shpejtësi dhe fuqi./UBTNews/