Epidemiologu Erion Dasho ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania” disa nga pasojat afatgjata që lë Covid-19 te pacientët.
Dasho u shpreh se një nga pasojat kryesore është lodhja, për shkak se të mos oksigjenimit të mirë të organizmit.
Mjeku shtoi se problemet me memorien dhe çrregullimet e gjumit janë disa nga pasojat e referuar nga një pjesë e madhe e pacientëve.
“Problemi kryesor që lë covidi në afatgjatë dhe e referojnë shumë pacientë është lodhja. Një nga shkaktarët e lodhjes është për shkak të mos oksigjenimit ë mirë të organizmit. Kemi vështirësinë në frymëmarrje, një kollë. Dhimbjet në kyçe sidomos në artikulacione. Një pjesë e madhe e pacientëve refrojnë probleme me memorien, kanë shenja të harresës. Kanë çrregullime të gjumit, dhimbje muskulore, dhimbje koke.
Çrregullimi i oksigjenit ka lidhje edhe me rrahjet e zemrës. Shenja e parë që u fol për covidin është humbja e aftësisë për të nuhatur apo e shijes, në disa raste vazhdon për disa muaj dhe ka pacientë që nuk e kanë rikuperuar këtë humbje”, tha Dasho