UBT News

“Pasiguri masive në rrugë pavarësisht armëpushimit”

Një aktiviste nga Khartoum, Hala Alkarib, i tha BBC-së se situata është shumë e rrezikshme në rrugët e Khartoumit, pavarësisht armëpushimit.

“Nuk po mbahet qind për qind si zakonisht. Niveli i pasigurisë në rrugë është masiv. Pra, edhe nëse ka një armëpushim, njerëzit nuk mund të kenë asnjë lloj shërbimi humanitar.

Ne jemi të rrethuar nga ushtarë fëmijë që mbajnë armë, këta ushtarë po pushtojnë rrugët dhe është jashtëzakonisht e frikshme për civilët”.

“Si u mundësohet atyre dy gjeneralëve deri në atë pikë sa të mund të nxisin një luftë në kryeqytetin e vendit?”, shtoi Alkarib, e habitur nga se si dy gjeneralë mund të kenë akses tek kaq shumë armë./UBTNews/

Exit mobile version