Deputete e Listës serbe të cilët u paraqitën për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve kishin një synim mosdjegien e mandateve. Ata menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendit vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar.
Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.