Vajza 19-vjeçare e Angelina Joliet dhe Brad Pittit, Shiloh, ka bërë së fundmi një paraqitje të veçantë në një event të stilistes së njohur, Isabel, Marant.
Ajo u shfaq si balerinë duke prezantuar një koreografi me emrin e ri, Shi.
Ky emër u përdor për herë të parë gjatë performancës së saj, disa muaj pasi Shiloh hoqi ligjërisht mbiemrin “Pitt”, duke përdorur vetëm mbiemrin e nënës së saj. Mediat e huaja shkruajnë se vajza e ish-çiftit e njohur për talentin në vallëzim, ishte ftuar në event, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve.
Nuk dihet nëse “Shi” do të jetë emri i saj skenik afatgjatë, por ky hap njihet si pjesë e procesit të saj për krijimin e identitetit artistik.
Shiloh Jolie lindi më 27 maj të vitit 2006 në Namibi dhe është fëmija i parë biologjik i Angelina Joliet dhe Brad Pittit.
Ajo është pjesë e një familjeje me pesë fëmijë, duke përfshirë edhe ata të birësuar dhe binjakët.