Raportohet se gjatë ditës së djeshme, në Gjakovë i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është nën hetime. /UBTNews/