UBT News

Pashmangshmëria e një lufte konvencionale

(Gjeoekonomia strukturore, gjeopolitika dhe gjeostrategjia, përshkallëzimi i Krizës, përmasat dhe dimensionet e një lufte ” Kriza Kritike” përthyrja e interesave Lindje- Perëndim)

Shkruan Dr. Bahri Gashi

Lufta në prag, e nisur, e njohur në mes mësymjes dhe vetmbrojtjes Rusi – Ukrainë, është lloj tjetër i luftës. Është një Luftë hibride në doktrinën e re ushtarake ruse, si përpjekje të rikthimit të shteteve të shkëputura nga ish Bashkimi Sovietik.
Edhe pse Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka ndryshuar përmasat e luftërave konvencionale në rastin e Ukraninës, lufta konvencionale është e pashmangshëme.

Shumë rusë janë më të lidhur me Ukrainën sesa me ish-shtetet e tjera sovjetike që gjenden në Baltik, e njohur simetria gjenetike e një mendësie në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.

Rusia në dy dekadat te fundit ka zhvilluar një sërë taktikash politike, diplomatike e ushtarake, mbi një propagandë lufte, luftë psikologjike, luftë asimetrike, sulme kibernetike, shpërfaqje të panikës në masë dhe zbrazje të provincave duke ekspozuar, e mos përdorur fuqinë e zjarrit konvencional. 

Vendimi i Presidentit Putin për të njohur të ashtuquajturat Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura, është përpjekje për të treguar forcë gjeopolitke dhe ushtarake në rajon, duke njohur ‘pavarësinë’ e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj, është shpërfaqje e pastër edhe e dominimit ushtarak në dy territoret e ndikuara prej kohësh nga Rusia.

Urdhri Ekzekutiv i aktivizuar nga ShBA -ve parashikon sanksione strikte ndaj personave dhe entiteteve ruse si dhe ndalon tregtinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këto rajone nën ndikimin e njohjes Ruse, është zotimi i një reagimi prej kohësh prej ShBA -sê kundrejt agresionit Rus mbi Ukrainën.


Ukraina Lindore, pra, “Republika Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”, paraqiten në skenë si rezultat i ndikimit Rus nga përpjekja e dominimit drejt zonave të reja me ndikimin gjeoekonomik dhe gjeopolitik në rajonin lindor të Ukraninës.

Gjeoekonomia strukturore

Fakte gjeoekonomike të rëndësisë ekonomike të  Ukrainas në Evropë dhe në botë:

-Vendi i pari në Evropë për rezervat e vërtetuara të rikuperueshme të xeheve të uraniumit;
-Vendi i dytë në Evropë dhe i 10- ti në botë për sa i përket rezervave të xehes së titanit;
-Vendi i dytë në botë për sa i përket rezervave të eksploruara të xeheve të manganit (2.3 miliardë tonë ose 12% e rezervave botërore);

I dyti  në botë për rezervat më të mëdha të mineralit të hekurit (30 miliardë tonë);
Ukraina është një vend bujqësor, gjithashtu:
E para në Evropë për sa i përket sipërfaqes së punueshme të tokës;
Vendi i 3-të në botë për nga sipërfaqja e tokës së zezë (25% e vëllimit botëror);
Vendi i parë në botë për eksportet e lulediellit dhe vajit të lulediellit;
Vendi i dytë në botë për prodhimin e elbit dhe vendi i 4-të në eksportimin e tij; Prodhuesi i tretë më i madh dhe eksportuesi i katërt më i madh i misrit në botë; Prodhuesi i 4-të më i madh i patates në botë; Prodhuesi i 5-të më i madh i thekrës në botë;
– Vendi i 5-të në botë për prodhimet e bletëve (75,000 ton mjaltë);
– Vendi i 8-të në botë për eksportet e grurit;
– Vendi i 9-të në botë për prodhimin e vezëve të pulës;
– Vendi i 16-të në botë për eksportet e djathit.

Me një territor jashtëzakonisht të madhe prej 603.500 km² Ukraina mund t’i plotësojë nevojat ushqimore të 600 milionë banorëve.

Duke qenë Ukraina edhe vend i industrializuar, përpjekja për dominit politik e ushtatak Rus është përpjekja e fundit e Putinit për të treguar (Ariun e vogël) muskujt e Rusisë si “faktor i superfuqisë”           “Vijën e Kuqe” në rajonin lindor të Ukrainës.

Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia

Që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, Aleanca Veri-Atlantike (NATO) u zgjerua drejt lindjes, duke anëtarësuar 14 shtete të reja, përfshirë edhe shtetet e ish-Traktatit të Varshavës dhe tre shtete baltike, që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Rusia vashdimisht e ka pa këtë si kërcënim ndaj kufijve të saj

Ukraina ende nuk është anëtare e NATO-s, por Aleanca ushtarake që prej vitit 2008 i ka premtuar Kievit se një ditë do të anëtarësohet, duke u bë sferë gjeopolitike dhe gjeistrategjike e perëndimit e përkrahur nga ShBA dhe partenërt europian.
Që prej se Ukraina më 2014 rrëzoi nga pushteti një president pro-rus, ky shtet është afruar me Perëndimin dhe merr pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me NATO-n. Po ashtu, Ukraina ka pranuar armë, përfshirë edhe rastet anti-tank Javelin të Shteteve të Bashkuara dhe dronë nga Turqia.

E ardhmja  e një ” Krize Kritike” drejt një zgjidhje të papërfunduar – Përshkallëzimi i përmasave rajonale

Parë situatën e re, njohjen dhe ndikimin në dy territoret e vetshpallura, sanksionet e ShBA -ve, përpjektjet e Rusisë dot vazhdojnë dhe Kremlini zyrtar, në fakt Presidenti Putin, dinakrisht sot luaj rolin e tij të shpërfaqjes së superfuqisë së shtetit të tij, duke vazhduar provokimet politike, në terren provokimet ushtarake anaksuese, duke e vënë në domosdoshmëri vetmbrojtje ukrainase.
Përshkallzimi i mëtejmë i krizës në rajon, detyrimisht do ti bëjë bashkë aleatët e perëndimit përfshi NATO-në dhe ShBA-në në intervenim, mbështetje për Qeverinë, Ushtrinë dhe popullin e Ukrainës për tiu përballuar agresionit Rus dhe ruajtejn e vlerave demokratike dhe pasurisë – ekonomisë në rritje të Ukraninës, si një sferë nën ndikimin e gjeostrategjik të perëndimit.

Ndikimi gjithandej dot shpërfaqë ambicie të serbëve për aneksime si në Bosnje Hercegovinë, tek e ashtuquajtura “Republika Serbe” e poashtu edhe në Veri të Kosovës. Duhet një bashkërëndim, skajshmërisht vigjilencë dhe vendosshmëri, që të mos ndodhemi në situata kritike sërish në Ballkanin Perëndimor. 

Shënim:
(Autori është doktor shkence dhe njohës i Politikave të Sigurisë)

Exit mobile version