Australia kryeson listën e vendeve që paguajnë më së shumti për t’u pajisur me pasaportë. Një qytetari të Australisë i kushton pajisja me pasaportë 192 funta.
Lista është bërë publike nga kompania e sigurimeve William Russell bazuar në të dhënat nga lista Global Passport Fees 2023, dhe rendit 38 vendet në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Meksika qëndron në vendin e dytë. Qytetarët e Meksikës paguajnë 142 funta për një pasaportë.
Ndërsa Zvicra është në vendin e tretë, ku pajisja me pasaporta për të rritur kushton 117 funta. E pasaporta italiane është e katërta në listë me një kosto prej 113 funta. SHBA vjen në vendin e pestë me 109 funta, e ndjekur nga Zelanda e Re (107 funta), Kili (106 funta) dhe Kanadaja (104 funta)./UBTNews/