Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Singaporit dhe Spanjës mund të lëvizin në 194 destinacione në mbarë botën numri më i lartë i regjistruar që kur Indeksi i Pasaportave Henley filloi të gjurmonte liritë e udhëtimit global për 19 vjet.
Indeksi është krijuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe vendbanimin global me bazë në Londër Henley & Partners, duke përdorur të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.
Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024
Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Singapori, Spanja (194 destinacione)
Finlanda, Koreja e Jugut, Suedia (193 destinacione)
Austria, Danimarka, Irlanda, Holanda (192 destinacione)
Belgjika, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (191 destinacione)
Greqia, Malta, Zvicra (190 destinacione)
Republika Çeke, Zelanda e Re, Polonia (189 destinacione)
Kanadaja, Hungaria, Shtetet e Bashkuara (188 destinacione)
Estonia, Lituania (187 destinacione)
Letonia, Sllovakia, Sllovenia (186 destinacione)
Islanda (185 destinacione)
Ku renditet Kosova, pas heqjes së vizave nga 28 vendet e zonës Schengen?
Sipas Indeksit të Pasaportave Henley, Kosova më 2023 renditej e 101-ta në bota, ndërsa tani është ngjitur në vendin e 68-të. Qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 74 vende, derisa në 152 vende nevojitet viza, shkruan Ekonomia Online.
Shqipëria renditet e 48-ta në botë për fuqinë e pasaportës dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende të botës.