Japonia që ka mbajtur për 5 vite vendin e parë në botë, tashmë ka rënë nga kjo pozitë.
Në vend të parë si pasaporta më e fuqishme e globit është ajo e Singaporit. Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në 193 vende nga 227 destinacione botërore.
Për këtë vit, sipas indeksit të “Henley Passport” vihet re një ringritje e vendeve të Europës.
Kështu, Gjermania, Italia dhe Spanja renditen në vend të dytë. Qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 190 shtete.
Në vend të tretë renditen Japonia, Koreja e Jugut, Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu dhe Suedia, shtete këto me akses pa viza në 189 destinacione.
Mbretëria e Bashkuar është në vend të katërt. Britanikët mund të udhëtojnë pa viza në 188 shtete.
Kanadaja renditet në vend të shtatë me 185 destinacione pa vizë, së bashku me Greqinë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur pikë duke zbritur në vend të tetë, me 184 destinacione pa vizë.
Pasaporta e Shqipërisë renditet në vend të 48, me 117 destinacione pa pasur nevojën për vizë.
Serbia renditet në vend të 34 me 137 destinacione, Maqedonia e Veriut renditet në vend të 43 me 125 destinacione, Mali i Zi renditet në vend të 44 me 124 destinacione, Bosnje-Hercegovina në vend të 47 me 118 destinacione dhe Kosova në vend të 94 me 42 destinacione.
Në fund të tabelës janë Afganistani, Iraku dhe Siria, ku qytetarët e këtyre shteteve mund të udhëtojnë pa viza respektivisht në 27 vende, 29 dhe 30 destinacione.