Për herë të parë në histori, pasaporta e Shteteve të Bashkuara nuk renditet më ndër 10 pasaportat më të fuqishme në botë, sipas Indeksit të Pasaportave Henley, i cili mat sa lehtë mund të udhëtojnë qytetarët e një vendi pa vizë.
Sipas raportit të fundit, të publikuar nga CNN, Singapori kryeson listën me qasje të lirë në 193 destinacione, e ndjekur nga Koreja e Jugut me 190 dhe Japonia me 189 vende.
Ndërkohë, SHBA-të kanë rënë në vendin e 12-të, me qytetarët amerikanë që mund të udhëtojnë pa vizë në 180 shtete.
Kjo shënon një rënie të ndjeshme për pasaportën amerikane, e cila në vitin 2014 mbante vendin e parë, dhe deri në korrik të këtij viti ishte ende pjesë e top dhjetëshes.
Ekspertët thonë se ndryshimet reflektojnë zhvillimet e fundit në politikat e vizave dhe marrëdhëniet diplomatike, që kanë ndikuar në fuqinë globale të pasaportave. /A.Z/UBT News/