Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në një reagim të ambasadës kërkohet nga institucionet e Kosovës të organizojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në reagimin e ambasadës./UBTNews