Një vendim i muajit qershor i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara u hapi udhë autoriteteve në mbarë vendin të gjobisin dhe arrestojnë njerëzit që flenë në rrugë. Sipas Zërit të Amerikës, kjo masë po çon në një pastrim masiv të tendave të të pastrehëve në shumë qytete të Kalifornisë, përfshirë Los Anxhelosin.
Me burg, përpara se të përfundonte në një tendë në qendër të qytetit të Los Anxhelesit. Ai thotë se është tronditëse që Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po i lejon qytetet të ndalojnë njerëzit të flenë në hapësira publike.
“E them tërë kohës, ata duan të na e bëjnë jetën edhe më të vështirë. Nëse s’kemi ku të shkojmë, s’kemi dhe kaq. Çfarë do të bëjnë? Nuk më intereson se çfarë thotë Gjykata e Lartë”, thotë General Dogon, i cili është i pastrehë.
Rreth një muaj pas vendimit të muajit qershor të Gjykatës së Lartë që autorizonte shtetet të arrestonin të pastrehët, guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom urdhëroi institucionet shtetërore të pastrojnë rrugët. Kjo është mizore, thotë Pete White, drejtor i Rrjetit të Veprimit të Komunitetit në Los Anxhelesit, një organizatë në ndihmë të të varfërve.
“Në një farë mënyre ata po thonë se nuk ka vend për të pastrehët. Pra po thonë se janë të gatshëm të investojnë më shumë para për policinë se sa për strehim. Ata po përpiqen të heqin përgjegjësinë nga kjo krizë sociale”, shprehet ai.
Organizata “Misioni për të Shpëtuar” u ka shërbyer personave të pastrehë në zonë për 130 vjet. Presidenti i përkohshëm i orgnanizatës, Jeff Hudson mbështet vendimin e Gjykatës së Lartë.