UBT News

Pas vendimit që trafiku urban të jetë falas, Ismali thotë se po jetësohet një ide e mirë

Trafiku urban në muajin dhjetor do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Pas këtij vendimi, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili theksoi se po jetësohet një ide e mirë e degës së PDK-së.

“Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë. Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik.Me politika të mira, ndreqet Kryeqyteti. Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim”, shkroi Ismaili në Facebook./UBTNews

Exit mobile version