UBT News

Pas vaksinës së parë, jepet edhe vaksina e dytë antiCOVID në Britaninë e Madhe

Pas disa muajsh pritje, vaksina e parë e koronavirusit filloi të shpërndahet dhe të jepet në Mbretërinë e Bashkuar.

Margaret Keenan, një gjyshe 90-vjeçare nga Coventry, ishte pacientja e parë në botë që mori
vaksinën COVID-19.

Sidoqoftë tani është zbuluar se pacienti i dytë që ka marrë vaksinën është një njeri i quajtur William Shakespeare, i cili ashtu si “emri i tij i famshëm” është nga Warwickshire.

Të dy, Keenan dhe Shakespeare, do të marrin një vaksinë përforcuese brenda 21 ditësh, për t’u siguruar që ata kanë shansin më të mirë për t’u mbrojtur nga virusi.

Siç bëhet e ditur, vaksinat do të administrohen në dhjetëra qendra spitalore në të gjithë vendin që nga sot – ditë të cilën sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock e ka quajtur si “Dita V”./UBTNews

Exit mobile version