I dërguari special i Kinës, Li Hui do të vizitojë Varshavën të premten pas qëndrimit të tij dyditor në Kiev, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë. Ai do të takohet edhe me zëvendësministrin e jashtëm polak gjatë vizitës në Varshavë.
Pekini njoftoi për vizitën e Li javën e kaluar, duke thënë se përveç Ukrainës dhe Polonisë ai do të vizitojë edhe Rusinë, Francën dhe Gjermaninë./UBTNews/