UBT News

Pas testimit 22 orësh, Kia thyen rekordin Guinness

Kombi elektrik Kia PV5 Cargo ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi përshkoi 693.38 kilometra me një karikim të vetëm – pothuajse dyfishin e autonomisë zyrtare prej 415 km.

Rekordi u arrit në rrugë reale në veri të Frankfurtit, ku automjeti mbante një ngarkesë prej 790 kilogramësh.

Gjatë testimit, që zgjati 22 orë, dy shoferë përfunduan 12 xhiro në një itinerar 58.2 km të gjatë, duke u përballur me kushte të zakonshme trafiku.

Modeli i përdorur kishte një bateri prej 71.2 kWh, ndërsa versioni standard i PV5 Cargo ofrohet me bateri 51.5 kWh dhe autonomi rreth 296 km.

Kia PV5 është pjesë e familjes së re Platform Beyond Vehicle (PBV) të markës koreane, e bazuar në arkitekturën E-GMP.S, dhe ofron dizajn modular me mundësi konfigurimi si furgon, kabinë me shasi ose monovolum, duke e bërë një mjet elektrik shumëfunksional për përdorime të ndryshme.

 

Exit mobile version