UBT News

Pas tërmetit, Macron ofron ndihmë për Turqinë dhe Sirinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se vendi i tij ishte gati për të ofruar ndihmë urgjente për Turqinë dhe Sirinë.

“Po marrim imazhe të tmerrshme nga Turqia dhe Siria pas një tërmeti me forcë të paprecedentë”, shkroi Macron në Twitter.

“Franca është e gatshme të ofrojë ndihmë urgjente për popullsinë në terren. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, tha presidenti francez, marrëdhëniet e të cilit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh kanë qenë të tensionuara./UBTNews/

Exit mobile version