UBT News

Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, Kurti niset për takim me Lajçakun

Kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe më pas do të ketë edhe një drekë pune me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti është pyetur nëse me këtë të fundit do të diskutojë për Asociacionin e dialogun me Serbinë.

Kryeministri Kurti pas prezantimit të platformës për punësim të të rinjve, theksoi se më pas do të tregojë për atë se çfarë u diskutua.

“E kemi një takim tash me gjithë ambasadorët të cilët janë të akredituar këtu në Prishtinë, në Republikën e Kosovës. Por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike, e kemi një takim në orën 11:00. E më pastaj e kemi edhe një drekë pune me emisarin e veçantë të Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak. E më pastaj do të mund të flasim për këto gjëra, pasdite. Do t’iu tregojmë se çfarë temash do të diskutojmë, por gjëja më e mirë që filloi sot është projekti ‘Super puna’”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit është pyetur se a do të prezantojë gjashtë kushtet e tij për Asociacionin, ndërkohë që pa dashur të përgjigjet, ai iu referuar sërish platformës “Super Puna” dhe punësimit të të rinjve.

Exit mobile version