Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha të mërkurën duhet të hetohet sulmi me raketa në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, para se të nxirren përfundime. Si pasojë e sulmit mbetën të vdekur dy persona.
Në deklaratën e tij përmbyllëse pas samitit të G20-ës në Bali, Scholz e quajti sinjal pozitiv që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofruan ndihmë Polonisë për hetime.
Scholz mirëpriti arritjen e një gjuhe të përbashkët për të dënuar luftën në Ukrainë, duke shtuar: “Presidenti rus është pothuajse i vetëm në botë me politikën e tij”./UBTNews/