Ambasada e Kosovës në Austri ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur mbrëmë në Vjenë të Austrisë. Ambasada u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të evitojnë vendet dhe transportin publik.
“Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit. Lusim edhe njëherë të gjithë qytetarët në Vjenë të qëndrojnë në vende të sigurta, të evitojnë vendet dhe transportin publik”, thuhet në njoftimin e tyre./UBTNews