Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dënoi ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore. Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen”, thuhet në deklaratën e presidencës.
Teksa po i afrohej Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohej protesta e opozitës, një person goditi me grusht Sali Berishën në fytyrë, duke e gjakosur. Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e tij dhe mbështetës të tjerë, të cilët e rrahën personin duke e goditur me grushte dhe shkelma./A2