Mes shpërthimeve të shumta në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës herët të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përpiqej të asgjësonte Ukrainën.
“Kjo është dita e 229-të e luftës në shkallë të gjerë. Kjo është dita e 229-të që ata po përpiqen të na asgjësojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Kjo është ajo, me pak fjalë”, tha Zelensky në Telegram.
“Ata po përpiqen të masakrojnë njerëzit tanë që janë duke fjetur në shtëpitë e tyre në Zaporizhzhia. Ata po përpiqen të vrasin njerëz që janë në rrugën e tyre për të punuar në Dnipro dhe Kiev“.
“Në gjithë Ukrainën, sirenat e sulmit ajror nuk do të pakësohen. Raketat vazhdojnë të godasin. Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur. Unë ju kërkoj: mos u largoni nga strehimoret tuaja. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për familjet tuaja. Rrini aty dhe të qëndrojmë të fortë”./UBTNews/