UBT News

Pas skandalit në Francë, Papa Françesku fillon konsultimet për reformimin e Kishës

Papa Françesku ka nisur atë që disa e përshkruajnë si përpjekja më ambicioze për reformimin e Kishës katolike në 60 vjet, transmeton UBT News.

Një proces dyvjeçar për të konsultuar çdo famulli katolike në të gjithë botën mbi drejtimin e ardhshëm të Kishës, ka filluar në Vatikan këtë fundjavë.

Disa katolikë shpresojnë se kjo do të çojë në ndryshime në çështje të tilla si shugurimi i grave, priftërinjtë e martuar e disa tema të tjera. Ndërsa të tjerët kanë frikë se do të minojë parimet e Kishës.

Ata thonë se përqendrimi në reformë mund të largojë vëmendjen nga çështjet me të cilat ballafaqohet Kisha, të tilla si korrupsioni dhe nivelet e pakësuara të pjesëmarrjes, përcjell UBT News.

“A jemi të përgatitur për aventurën e këtij udhëtimi? Apo kemi frikë nga e panjohura, duke preferuar të gjejmë strehë në justifikimet e zakonshme: ‘Kjo është e padobishme’ ose ‘Ne kemi bërë gjithmonë kështu’?” u shpreh Papa Françesku.

Procesi i konsultimit, do të punojë në tre faza:

Në “fazën e dëgjimit”, njerëzit në famulli do të jenë në gjendje të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh. Papa Françesku tha se ishte e rëndësishme të dëgjonte gratë, punëtoret baritore dhe anëtarët e organeve konsultative.

“Faza kontinentale” do të shohë peshkopët të mblidhen për të diskutuar dhe formalizuar gjetjet e tyre.

“Faza universale” do të ketë një mbledhje njëmujore të peshkopëve në Vatikan në Tetor 2023./UBTNews/

Exit mobile version