Në fillim të këtij muaji, qeveria e Ukrainës shkaktoi një konfuzion pasi tha se ministri i mbrojtjes Oleksii Reznikov do të hiqej nga posti i tij – përpara se të shfaqej për të tërhequr komentin një ditë më vonë.
Tani, Reznikov ka konfirmuar se do të qëndrojë si ministër i mbrojtjes dhe është shfaqur në një seflie me presidentin ukrainas, Zelenskyn.
Presidenti ukrainas ka shkarkuar një numër zyrtarësh në javët e fundit si pjesë e një nisme kundër korrupsionit.
Megjithëse z. David Arakhamia, shefi i bllokut parlamentar të Zelenskyyt, fillimisht kishte thënë se Reznikov do të ngarkohej në një rol tjetër si ministër i industrive strategjike.
Roli i ministrit të mbrojtjes njëherë iu besua Kyrylo Budanov, kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Por z. Arakhamia tha të nesërmen se nuk do të merrej asnjë vendim atë javë./UBTNews/