Situata e krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, por veçanërisht në Shëngjin ka shënuar përmirësim në orët e mbrëmjes.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes qindra forca operacionale dhe dy avionë Canadair të ardhur nga Italia angazhuan për shuarjen e flakëve, si pjesë e mbështetjes nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.
Në orët e para të mëngjesit të nesërm do të fillojë sërish ndërhyrja nga ajri me mbështetjen e palës italiane dhe nga toka e qindra forcave operacionale.
Veç Shëngjinit, është bërë e mundur shuarja e flakëve në vatrën e zjarrit në Kaninë, Vlorë, ku zjarri përfshiu një sipërfaqe me ullinj si dhe në Nikël./UBTNews/