UBT News

Pas shtrëngimit të masave antiCOVID, kryetari i Bujanovcit i dërgoi letër Kurtit

Kryetari i komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, përmes një letre drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që të rishikohet vendimi për hyrje-daljet në territorin e Kosovës.

Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve.

 “Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Arifi./UBTNews

Exit mobile version