Bundestagu ose dhoma e ulët e Kuvendit të Gjermanisë të enjten i miratoi porpozimet për masa të reja kundër pandemisë.
Këto propozime janë paraqitur nga tri partitë që po zhvillojnë bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar, SPD, FDP dhe të Gjelbrit, shkruan BBC.
Deputetët gjermanë votuan një grup masash, përfshirë kufizimin e qasjes në transportin publik dhe hapësirat e punës vetëm për personat e vaksinuar ose të testuar.
Të premten, masat duhet të miratohen edhe nga dhoma e lartë e Kuvendit të Gjermanisë ose Bundesrat-i.