UBT News

Pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, jep dorëheqje drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga ky post. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, shkroi Sveçla.

Pas lirimit nga detyra e Mehmetit, kryeministri Albin Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të drejtorit të PK-së./UBTNews/

Exit mobile version