UBT News

Pas publikimit të incizimeve, aksion i Policisë në MINT

Me mëngjes Policia e Kosovës ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë. Sipas informacioneve të para, ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Mësohet se bastisje ka pasur edhe në restorantin “Bukë e Zemër”, që është pronë e Ridvan Muharremit, e për të cilin është raportuar në media se është “njeri i afërt i kryeministrit Albin Kurti”.

Tani bastisje po kryhen edhe në banesën e Ridvan Muharremit.

Exit mobile version