UBT News

Pas një serie tërmetesh, shpërthen sërish vullkani pranë aeroportit kryesor të Islandës

Një vullkan në Islandën jugperëndimore filloi të shpërthejë këtë javë, thanë autoritetet meteorologjike të vendit – vetëm tetë muaj pas përfundimit zyrtar të shpërthimit të tij të fundit.

Zyra Meteorologjike Islandeze u bëri thirrje njerëzve të mos shkojnë pranë vullkanit Fagradalsfjall, i cili ndodhet rreth 32 kilometra (20 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Reykjavik.

Shpërthimi në një luginë të pabanuar është jo shumë larg nga Aeroporti Keflavik, qendra ndërkombëtare e trafikut ajror të Islandës. Aeroporti mbeti i hapur dhe asnjë fluturim nuk u ndërpre.

Shkencëtarët kishin parashikuar një shpërthim diku në gadishull pas një serie tërmetesh gjatë javës së kaluar që treguan aktivitet vullkanik afër kores.

Vullkanologu Magnus Tumi Gudmundsson tha për Associated Press se shpërthimi dukej të ishte i vogël.

“Por ne nuk e dimë se ku janë gjërat në proces” tha ai ndërsa hipi në një helikopter për një vështrim të parë.

Shpërthimi i vitit 2021 në të njëjtën zonë prodhoi rrjedha spektakolare të lavës për disa muaj. Qindra mijëra njerëz u dyndën për të parë pamjen spektakolare./UBTNews/

Exit mobile version