Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova përfaqësohet nga ministrja Rozeta Hajdari më mbledhjen e sotme të CEFTA-s, ku sipas tij pritet të votohet për zëvendësimin e UNMIK-ut dhe përfaqësimin e Kosovës.
Ai foli edhe për vizitën e nesërme të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ku tha se do të mirëpret të njëjtin.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se nesër do të takohet me ndërmjetësin e BE-së për dialog Miroslav Lajçak, për çka tha se po përgatitet për takimin e radhës në kuadër të dialogut.
Kurti komentoi edhe arrestimet e djeshme në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ambientit dhe Infrastrukturës.
“Zyrtari i arrestuar është qe dy dekada në institucione nuk e di pse janë arrestuar“, tha ai.