Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për masat e reja kufizuese në vikend. Kreu i Prishtinës thotë se mbyllja e bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur, i shtyen qytetarët të nisen drejt vendeve të rajonit.
Madje ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë e Kosovës për shkak se nuk u konsultua me kryetarët e komunave.
“Mbyllja e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur vecse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne.Informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”, shkroi Ahmeti në Facebook./UBTNews