Platforma e mediave sociale Snapchat ka hequr një filter që lejonte që përdoruesit të aplikojnë tatuazhe tradicionale Maori në fytyrat e tyre.
Filtrat u hoqën pas reagimit të komunitetit indigjen Maori të Zelandës së Re. Komuniteti Maori e konsideron artin e tatuazheve si të shenjtë, dhe gjithashtu si një shënues të rëndësishëm të identitetit të tyre.
Vendimi i platformës erdhi pasi edhe platformat tjera sociale filluan t’i praktikonin këta filtra.
Radio Zelanda e Re shfaqi fotografi të përdoruesve duke i aplikuar filtrat me emra sikurse “Maori Face Tattoo” dhe “Maori” në Instagram.
Një deklaratë nga Snap, e cila zotëron platformën Snapchat, konfirmoi se filtri dhe një dublikatë ishin hequr nga platforma e tyre./UBTNews/