Ministri i Brendshëm, Xhelal Sfeçla, ka reaguar pas kapjes nga policia të një sasia të madhe të kokainës.
Ai ka thënë se pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve.
“Sot gjatë një aksioni të koordinur me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë”.
“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”.
“Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.
“Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, ka thënë kreu i Ministrisë së Brendshme./UBTNEWS